Aktualitet

Dega Fibank Vlorë – Stabilitet dhe rritje e vazhdueshme  






               Publikuar në : 17:16 - 15/03/19 |
mapo.al

Dega Fibank Vlorë ka treguar në vite stabilitet në performance dhe rritje të vazhdueshme në të gjithë indikatorët e biznesit. Nën menaxhimin e z. Robert Sejdiaj, dega Vlorë është nga më të mirat e rrjetit Fibank. Së fundmi është rinovuar tërësisht në infrastrukturën logjistike dhe është plotësuar me një ekip profesionistësh të dedikuar.


“Ndihem e privilegjuar të jem pjesë e stafit Fibank, në të cilën kam  gjetur  një ambjent që siguron kushtet optimale të punës, transparencë, besim, mbështetje dhe meritokraci. Klienti është në qendër të gjithçkaje që ne bëjmë. Ndihem krenare për mundësitë që ofrojmë për ta me produktet e Fibank” –  shprehet punonjësja më e re e Degës, Kristi Vallaj.

“Fibank Albania  investon tek punonjësit e saj si kontribuesi kryesor në suksesin e Bankës. Këtu gjeta mundësi të barabarta në lidhje me trajnimin, zhvillimin, promovimin dhe arritjet në karrierë. Ndihem shumë e respektuar që perpjekjeve të gjithë stafit i bashkoj  kontributin tim në arritjen e një shërbimi sa më profesional të kualifikuar ndaj çdo klienti.”

Skuadra Fibank si në Vlore edhe në çdo njësi tjetër, është e dedikuar në rritjen e bazës së klientelës, duke i kushtuar rëndësi të veçantë çdo tipi klienti, duke i shërbyer klienteve të mirë potencialë me cilësi dhe produkte të dizenjuara me kujdes.

 



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas