Prej kohësh Everest Haxhi, një oficer shqiptar me banim në SHBA, kërkon ndihmë për djalin e tij, Dejan Haxhi, i cili është autik dhe ka nevojë urgjente për ndihmë.
Babai kërkon ndihmën e specializuar të autoriteteve duke theksuar se gjithkush që i shikon momentet e krizave, të pasqyruara me foto, e kupton që djali i tij nuk është në gjendje të mirë e se shtëpia nuk është vendi ku mund të kryhen terapitë për Dejanin, sikurse pretendojnë autoritetet vendase.
Për momentin Dejani ndodhet në spital e familja e tij është në vështirësi të mëdha financiare.
Për të dhënë një ndihmë sado të vogël babai i Dejanit, Everesti ka shpërndarë linkun e mëposhtëm:
https://www.gofundme.com/help4dejan?member=46956