Aktualitet

Dekanët rreshtohen kundër Mynyr Konit, mbështesin Besa Shahinin






               Publikuar në : 15:43 - 15/04/19 |
mapo.al

Dy ditë pas pezullimit të Rektorit, Mynyr Koni, 4 dekanët e fakulteteve të UT në një deklaratë për media vlerësojnë vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Në një deklaratë të përbashkët ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit. Një një konferencë për mediat dekani Dhori Kule e cilësoi një zgjidhje të vonuar.


“Situata e zgjidhjes është vonuar shumë. Konstatimet e shkeljes së ligjit janë bërë dhe nga institucione të tjera si KLSH. U desh dhe protesta e studentëve që ti jepte impakt pozitiv zgjidhjes së këtij problemi. Vetën administrata e UT ka restaurura shumë lëvizje. Kam konstatuar që nga momenti ku u informua publiku se të gjithë thonë se ky vendim është jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar. Tashmë pedagogët dhe studentët se sa lehtë institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme. Kam bindjen që do të kemi vetëm progres ecuri dhe një angazhim për të kompensuar gjithë këto defiçensa. Tashmë UT është më i miri, i pari me diferencë të madhe nga gjithë të tjerë. Këtë ngërç të krijuar do ta heqim shumë shpejt”, deklaroi dekani Kule.

Ndërsa për dekanin e Fakultetit të Juridikut në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha, Ministrja e Arsimit Besa Shahini është terësisht në përputhje me ligjin sa i takon pezullimit të rektorit të UT-së Mynyr Koni. Ai tha se është kompetencë e saj që të pezullojë me një muaj drejtuesin e një institucioni publik të arsimit të lartë nëse konstaton shkelje. Hapi i dytë i Shahinit, tha ai, është t’i propozojë Metës shkarkimin e tij.

E lidhur me vendimmarrjen e këtij të fundit, Hoxha tha se është në vlerësimin e Presidentit nëse bie dakord me qëndrimin e Ministres por shtoi se shkeljet prej Rektorit janë aq të rënda saqë asnjë lloj “autonomie” nuk do ta mbronte një individ që e shkel hapur ligjin në emër të autonomisë.

“Nuk ka një anashkalim të Presidentit të Republikës nga Ministrja.Rendi kronologjik i ligjit thotë se Ministri kur konstaton shkelje të ligjit nga autoriteti drejtues i një institucioni publik të arsimit të lartë, në të cilin ai mendon se janë shkelje të karakterit të rëndë dhe që duhet të sjellin pasoja të drejtëpërdrejtë ka të drejtë ta pezullojë deri në një muaj Rektorin e një institucioni të arsimit të lartë dhe ti propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e tij.

Ministrja të shtunën ka bërë hapin e parë pasi ka verifikuar prej gati një viti paligjshmëritë e Rektorit të Universitetit të Tiranës.Hapi i dytë është ti propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e Rektorit. Është në vlerësimin e Presidentit nëse ai i vlerëson të tilla shkeljet njësoj si Ministri përkatës me qëllim që ai të mbajë pozicionin e tij në lidhje me shkarkimin e Rektorit nga detyra.Unë vlerësoj se sjelljet janë aq të hapura, aq të dukshme, aq të rënda sa që asnjë lloj “autonomie” nuk do ta mbronte një individ që e shkel hapur ligjin në emër të autonomisë”, deklaroi Hoxha.

Kujtojmë që gjatë ditë së sotme ministrja e Arsimit Besa Shahini në vend të tij komandoi Bernard Dostin. Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas