Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të Ramës, i cili gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS, kërkoi nisjen e punës për zgjedhjen e presidentit.
Rama tha se shqiptarëve iu duhet një njeri normal për president dhe për arsye se opozita është e përcarë, do të ketë kosultime me popullin.
Meta i quajti fjalët e Ramës kurth diletanti, teksa shtoi se të gjithë ata që do të duan të përballen me të, do e kenë këtë mundësi pas 24 korrikut, datë kur i përfundon dhe mandati.
“Janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave ka përfunduar me 25 prillin. Presidenti Meta as nuk ka marrë e as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje partiake deri më 24 korrik. Pas kësaj date do të bashkëbisedojmë me popullin patriotik të 2 marsit. Të gjithëve atyre që i ka marrë malli të ballafaqohen me Metën do e kenë mundësinë shumë shpejt”, tha Meta.