Ekonomi

Deklarata e Ahmetajt: Shqipëria, me rritjen e pagave më të lartë…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:59 - 03/12/18 |
mapo.al

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj prezantoi buxhetin e vitit 2019, që u miratua këtë të hënë nga mazhoranca në Parlament. Gjatë një konference për mediat, ai e vuri theksin kryesisht tek rritja e pagave.






Ministri i Financave tha se mes kategorive që përfitojnë janë për mjekët, infermierët, arsimtarët e policët. Parashikohet rritje e pagave për rreth 7 përqind me buxhetin e ri, bëri me dije ministri. Sipas tij në total, janë 56 mijë të punësuar që përfitojnë rritje rroge.


“Buxheti financon reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat që kemi nisur së bashku dhe sot po japin frytet për rritjen e pagave. Rritja e pagave është në të gjitha sektorët si dhe rritje konsumit me një nivel prej 3%. Në vitin 2013 flamuri i betejës ishte tatimi progresiv. Pra kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe në po e thellojmë progresivitetin nga punësimi.







Siç e theksova lajmi i mirë është rritja e pagave ku përfitojnë rreth 65 mijë të punësuar. Tek shëndetësia kemi rritje të pagave me 10%, ku përfitojnë 460 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek Arsimi, ku rritja e pagës per arsimtarët do shkojë deri në 40%. Tek Mbrojta kemi një rritje të konsiderueshme që shkon në 20% dhe prek mbi 6 mijë ushtarakë”,- deklaroi Ahmetaj.

Lexo edhe :  Shkrimi i ‘Le Journal’ i vitit 1938: Kur Shqipëria po bëhej me mbretëreshë



“Gjithashtu, edhe tek policia që përfitojnë nga rritja e pagave me 7%. Për herë të për përfitojnë edhe diplomatët, pasi rritja e pagës shkon mbi 20%. Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe për ata vogëlushë që lindin.



Çdo i porsalindur do marrë si fëmijë i parë një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra dhe fëmija i dytë 800 mijë lekë. I porsalinduri i tretë do marrë 1 milion e 200 mijë lek të vjetra. Ky është lajmi tjetër i mirë. Shqipëria do jetë me rritjen e pagave më të larta në rajon”,- shtoi ministri.

1


Etiketa: , , , ,

Pas