Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kishte një debat të fortë sot në studion e ABC me gazetaren Mirela Milori, lidhur me denoncimet e PD, dhe nëse korrupsioni, do të merrte fund me ardhjen e opozitës në pushtet.
Milori u shpreh se të gjithë palët kështu kanë thënë për korrupsionin, por Bardhi insistoi se me PD në pushtet, kjo do të ndryshojë. Ky është shansi i fundit për Shqipërinë, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm.
Ai tha se kur PD të jetë në qeveri do t’i ndjekë këmba këmbës këto çështje, abuzime e denoncime të bëra. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë tha Bardhi, kjo do të thotë se PD do të jetë duke vjedhur vetë, dhe ky vend nuk bëhet më. Numri dy i demokratëve e ka garantuar Milorin, se kjo lloj amnistie, ose mbyllje sysh me ardhjen e opozitës në pushtet, për dosjet e pararadhësve, nuk do të ndodhë.
Ai shtoi se detyra e tyre është të bëjnë materialet dhe dosjet gati, e ti çojnë në SPAK, pasi qeveria nuk fut njerëzit në burg. Por po ashtu, theksoi ai, detyra e tij dhe e PD do të jetë ti qendrojë SPAK-ut tek dera e ta kujtojë çdo ditë, nëse prokuroria e posaçme nuk do të veprojë.
Bardhi ka shprehur po ashtu rezerva dhe kritika për punën e deritanishme të kësaj strukture, për mosveprim, dhe po ashtu ndaj Prokurorit të Përgjithshëm.
LEXO EDHE:
Dekriminalizmi/ Bardhi: Një deputet i Ramës duhej të ishte tani pa mandat