Aktualitet

Deklarata e fortë e Majkos: Zgjedhjet pa opozitën, jo normale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:47 - 13/06/19 |
mapo.al

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nga foltorja e Parlamentit ka bërë një deklaratë ndryshe sa i takon situatës politike që po kalon vendi. Kryeministri Edi Rama dhe socialistët e tjerë me radhë, akuzuan kreun e shtetit Ilir Meta se shkeli Kushtetutën kur zhdekretoi datën 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore.


Gjatë mocionit të debatit në Kuvend për vendimin e Metës, për ish-kryeministrin Pandeli Majko, zgjedhjet pa opozitën rrezikojnë degradimin e qeverisë dhe nuk do ishin normale. Ai sqaroi se “kriza politika ka ardhur si pasojë e një politike opozitare që kërkon o të gjitha o asgjë”. Majko tha se ishte dakord politikisht me Presidentin Meta, por nga ana juridike e kundërshtoi atë.


“Përpjekja e Presidentit nuk mund të dalë nga konteksti i krizës politike në vend. Ai ka arsyetuar se nuk mund të ketë zgjedhje kur një pjesë e opozitës nuk merr pjesë në të. Politikisht nuk e kontestoj, por juridikisht veprimi i Presidentit do kishte kuptim po të ndodhte më parë në periudhën e regjistrimit të partive në zgjedhje. Presidenti ka ushtruar një të drejtë, të cilën nuk e gjen të shkruajtur në Kushtetutë.


Teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradimin e regjimit. Kjo situatë nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit, o të gjitha ose asgjë. Ky është gabim i rëndë”, u shpreh Majko.



Etiketa: , ,

Pas