Aktualitet

Meta thërret qytetarët në protestë: Më 2 mars do firmos dekretin e parë kundër grushtit të shtetit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:22 - 19/02/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur shqiptarët në protestë në 2 mars pasdite në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër atij që ai e quan “grusht shteti” nga mazhoranca, për të marrë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese. Deklarata e fortë e Metës u bë gjatë konferencës së jashtëzakonshme nga Presidenca mesditën e kësaj të mërkure.


Meta tha se nga Bulevardi qendror i kryeqytetit do të nisë shpartallimi i grushtit të shtetit, ndërsa institucionet që ndodhen aty, shtoi ai, do t’iu kthehen qytetarëve. Kreu i shtetit nuk e sqaroi nëse dekreti që ai do të firmosë përpara popullit është apo jo shpërndarja e Parlamentit.



“Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti. Së dyti ka edhe persona të tjerë, që do të ketë padi të reja, çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Nëse kjo godinë, ky institucion është sot një kështjellë e vetme, për fat të keq, por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera.


Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, falë popullit shumë shpejt, nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjithë këta institucionet që janë në bulevard do i kthehen popullit”, u shpreh Meta.

Kreu i shtetit kishte një përgjigje edhe për kryeministrin Edi Rama që mbrëmë e injoroi kur tha se “Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?”, ndërsa sot Presidenti u përgjigj duke thënë: “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të porosisin poturet e gjëra”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas