Kryesore

Deklarata e fortë e PPE: Të hiqet dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm në Kodin Zgjedhor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 28/09/20 |
mapo.al

Partitë Popullore Europiane kanë kërkuar nga Shqipëria që Reforma zgjedhore e 5 qershorit, të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht.


PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm i marrëveshjes konsensuale, duke etiketuar në mënyrë indirekte, nismën e mazhorancë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa opozitën.


“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor.


Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord.


Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve“, – thuhet në deklaratën e PPE.


Më herët ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi SOreca, kanë kërkuar që të respektohet marrëveshja e 5 Qershorit mes mazhorancës dhe opozitës. Këto deklarata kanë bërë që mazhoranca të tërhiqet nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor më 1 Tetor.


Etiketa: , , ,

Pas