Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëroi dorëheqjen sot nëse Gjykata e Hagës nis procesin ndaj tij për krime lufte.
Gjatë një videomesazhi live, ku iu drejtua popullit të Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, Thaçi u shpreh se është i gatshëm të përballet me çdo akuzë që rëndon ndaj tij.
‘’Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat’’, tha ai.
“Të gjithë e duam atdheun tonë Kosovën. Por politika i ka edhe këto. Është e mundishme për mua që të kujtoj ata që dhanë jetën për lirinë. Të tjerë që i takova gjatë rrugës prej kur isha një djalë i vogël e diealist, e deri më sot kur jam me flokë të thinjura. Kujtoj të gjithë familjen prej të vjetërve e deri tek djali Endriti”.
“E kemi ditur që të gjithë në që ishim në UÇK do të paguanim një çmim për lirinë e vendit tonë”, tha ndër të tjera Thaçi.
Prokuroria Speciale për krime lufte e akuzon presidentin Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK, Kadri Veseli se janë përgjegjës për 100 vrasje pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Thaçi mohon pretendimet dhe shprehet i gatshëm për të sfiduar akuzat e ngritura nga prokurorët e Hagës.
LEXO EDHE:
Etiketa: Gjykata e Hages, hashim thaci, lufta ne kosove, Video