ShowBizz

Deklarata e fuqishme e Jennifer Aniston: Po mendoj të tërhiqem nga Hollywood-i







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 29/09/20 |
mapo.al

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka deklaruar së fundmi se po mendon seriozisht largimin nga Hollywood-i.


Një qendrim i tillë vjen pasi një projekt e gjeti të papërgatitur yllin 51-vjeçar të serialit popullor “Friends”.


Bëhet fjalë për  “The Morning Show me Reese Witherspoon”, që u shfaq në ekran në vitin 2019.



Jennifer Aniston tha për “Hollywood Reporter” se dha shumë nga vetja për realizimin e tij, dhe se prej dy vitesh mendon të lërë industrinë gjigante të Hollywood.


Ajo shtoi se në të ardhmen do të donte të  merrej me regji filmi. Aktorja gjithashtu u shpreh se gjithmonë ka dashur të jetë unike në industrinë ku bën pjesë, që të tjerët ta shihnin përtej vajzës që pëlqen ngjyrën vjollcë.


Ylli kinematografik përfundoi duke thënë se ajo ka filluar të kujdeset më pak për veten, pasi po plaket dhe tani është më e lirë për të mos i kushtuar dhe aq rëndësi aparencës.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas