Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Deklarata e Kim, Lubonja: S’është Berisha problemi, por Rama në pushtet

by mapo.al
30/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24 ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila i kërkoi kreut të PD Lulzim Basha të mos e fusë Berishën në parlament në shtator.

Sipas Lubonjës, Berisha politikisht duhet të ishte larguar me kohë, por deklaratat e Kim sipas tij nuk i bindin dot demokratët.

Më tej, analisti Lubonja shprehet se Berisha në PD nuk është problemi kryesor i Shqipërisë, por duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama që ka gjithë pushtetet.

Lubonja thekson se tashmë është koha që Basha duhet të marrë vendime, dhe jo vetëm.

Nëse është çështje sipas tij futja apo jo e Berishës në parlament, atëhere duhet të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe ta hedhë në votë.

“E dëgjova padyshim me vëmendje të veçantë, nëse do përdorja dy fjalë për ta karakterizuar deklaratën, do e quaja kontradiktore dhe të gabuar politikisht.

Mund të mendosh si unë, që Berisha është burim i të këqijave qysh në fillim. Nuk i bind dot demokratët dhe as ne.

E kam shprehur që politikisht Berisha duhet të ishte larguar me kohë, por jo që PD të dhe Bashën ta trajtosh si fëmijë.

Kjo e lë PD në gjendje fëmijnore. Duhet të marrë vendime vetë. Nuk e ka zgjidhur ashtu sikur nuk e ka zgjidhur gjithë shoqëria problemin me autoritetin.

Ne sot nuk kemi problemin numër një Berishën në PD, ne kemi problemin numër një në partinë në pushtet që po bëhet parti shtet.

Nëse ka ndonjë fenomen që duhet goditur është lideri absolut, pra Enver Hoxha është midis nesh, duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama.

Pra korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka kapur shtetin, e përfaqëson Rama. Ajo që duhet marrë Basha është që të rritet, nuk është rritur Basha.

Duhet të marrë vendime, mos i marrë vetë e para. Je në demokraci? Mblidh Këshillin, shiko, voto nëse mendon se është çështje.’’- tha Lubonja.

LEXO EDHE:

Yuri Kim i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në Kuvend në shtator

Tags: BerishaDeklarata e Yuri KimFatos LubonjaSHBA

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Adriatik Llalla i pandehur – Yuri Kim: Në fuqi vendimi i DASH, s’do hyjë në SHBA

Gjykata e Lartë me 9 anëtarë, Kim: Le të ecim përpara hap pas hapi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In