Aktualitet

Deklarata e Kim: SHBA mbështesin kërkesën e PD për Reformën Territoriale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:50 - 24/09/21 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një prononcim për mediat pas takimit në selinë blu me kryedemokratin Basha, tha se SHBA e mbështet kërkesën e PD për reformën territoriale.






Kim tha më tej se është diçka e mirë që PD është kthyer në Kuvend plotësisht, me forca të plota. Diplomatja theksoi se presim të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin e Shqipërisë dhe me Partinë Demokratike drejt së ardhmes.


“Mbetet shumë punë për tu bërë. Është e vërtetë thelbësore dhe gjithashtu e shkëlqyer që partia Demokratike është kthyer në Kuvend plotësisht, me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarë për tu siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë të cilat janë identifikuar në raportin e ODIHR-it.

Lexo edhe :  Vendimi për Llallën, Kim: Të dënohen të korruptuarit, sado të fuqishëm të jenë






Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës tërritoriale dhe punë që duhet bërë kundër korrupsionit. Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një Parti Demokratike që është e fortë dhe e bashkuar dhe të bëjë përpara por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë, ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin e Shqipërisë, me Partinë Demokratike, drejt të ardhmes. Kështu që, le të ecim përpara!” – tha Kim.



2




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas