Kryesore

Deklarata e Merkel – Meta: Në kulmin e krizës Bundestagu ofroi gatishmërinë, kushtet s’u plotësuan








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:52 - 30/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ komentoi deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel se nuk ka negociata për Shqipërinë. Meta tha se ai nuk vë bast për çelje negociatash, por paralajmëroi se i ka bërë me dije këto ngjarje.



“Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë.


Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful. Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato,” tha Meta.




Kreu i shtetit tha se ka bërë shumë që vendit t’i pakësoheshin kushtet. “Dua t’ju kujtoj se presidenti bëri çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet.



Në kulmin e krizës majin e kaluar, dy institucione bënë përpjekjet e tyre: Bundestagu që ofroi gatishmërinë për ndërmjetësim dhe e bëri të qartë se me zgjedhje njëpartiake, pozita e Shqipërisë do të ishte edhe më e rëndë, dhe presidenti që ndërmori iniciativë dhe bëri tryeza,” tha Meta.


LEXO EDHE: 

Merkel: S’mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë, shpresoj për Maqedoninë e Veriut

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas