Edhe pse eurodeputetët gjermanë Johann David Wadephul dhe Christian Schmidt propozuan shtyrjen e datës së zgjedhjeve përtej 30 qershorit, qëndrim që u përshëndet edhe nga presidenti Ilir Meta i cili u shpreh i gatshëm të dekretonte një tjetër datë, PS duket e vendosur për të shkuar në votime.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi gjatë takimeve paraelektorale në Belsh dhe Cërrik se “datën 30 qershor nuk e luan topi”. Ai shtoi gjithashtu se më 31 maj, PS do të çelë fushatën zgjedhore.
“Më 31 Maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit”, u shpreh Balla.
LEXO EDHE:
Ilir Meta: Gati të dekretoj datë tjetër për zgjedhjet vendore
Vjen reagimi i parë për Metën, Mesi: Ja kur shtyhen zgjedhjet