ShowBizz

Deklarata e papritur e Sharon Stone: Jam e lodhur nga meshkujt







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 17/10/20 |
mapo.al

Akrorja e Famshme e “Basic Instict”, Sharon Stone, ka deklaruar se është e lodhur nga meshkujt.


Aktorja hollivudiane, në moshën 62 vjeçare thotë se i ka dhënë fund takimeve, dhe kërkon tani të përqëndrohet më shumë te familja dhe miqtë.


Duke folur në “The Drew Barrymore Show”, Sharon, e divorcuar dy herë, tha se ishte përballur me takime “të pasinqerta” dhe nuk ia vlente të humbiste kohën e saj.




I kam dhënë fund takimeve. Nuk kam dal më në takime,” tha ajo.


Aktorja vitin e kaluar tentoi të gjente dashurinë përmes aplikacionit të takimeve Bumble, por ia mbyllën adresën pasi disa përdorues e kishin raportuar, të bindur se ishte i rremë dhe dikush tjetër po përdorte emrin e saj.

Stone reagoi, duke thënë se ishte ajo, por tashmë duket se ka hequr përfundimisht nga meshkujt, pas dhjetëra lidhjeve që ka pasur ndër vite.


Etiketa: , , ,

Pas