Aktualitet

Deklarata e PD/ Reagon Spitali “Shefqet Ndroqi”: Nuk mungon asnjë medikament








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 12/08/20 |
mapo.al

Pas denoncimit të bërë nga ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili kishte marrë ankesa për mungesë ilaçesh në Spitalin Shefqet Ndroqi, i njohur si Covid2, ka reaguar me një deklaratë spitali.


Në reagim thuhet se nuk mungon asnjë medikament dhe se pacientëve nuk u mungon terapia e mjekimit.


Deklarata e plotë e spitalit:
Në përgjigjie të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.


Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.


Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm.

LEXO EDHE:

Bardh Spahia publikon mesazhin: Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk ka ilaçe për të sëmurët me koronavirus


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas