Aktualitet

Deklarata e Ramës – Mjeku Prifti: Pres të më arrestojnë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 13/02/21 |
mapo.al

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti i pezulluar nga detyra pas hetimeve të SPAK është paraqitur sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për t’u njohur me masën e sigurisë. Raportohet se Prokuroria ka kërkuar ndryshim mase për mjekun Prifti, nga pezullim nga detyra në ‘arrest në burg’, duke iu shtuar edhe akuza e ‘pastrimit të parasë’.





Teksa seanca zhvillohej, Kryeministri Edi Rama ka e komentuar në një takim elektoral, ku është shprehur se arrestimi i mjekut është një lajm shumë i mirë.


Në një prononcim për mediat pas seancës, mjeku Prifti iu përgjigj deklaratave të Ramës, duke thënë se ‘pres të më arrestojnë’.





“S’di ta them nëse është lapsus, apo nuk e di. E dëgjuat dhe vetë në televizor kryeministrin. Besoj se ka qenë lapsus, mund të jetë dhe një urdhër i tij. Pres të më arrestojnë.



E vërteta është se jam Edvin Prifti, jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm. Në 2006 kishte chartera me shqiptarë që shkonin në stamboll, por prej atherë janë operuar këtu në vendin e tyre, në publik.


Deklaratat e Ramës duhet ti komentoni ju gazetarët në radhë të parë, dhe i gjithë publiku.”-tha mjeku Prifti.

Më tej, ai tha se vlera monetare e gjetur në zyrën dhe banesën e tij janë të ligjshme, duke shtuar se vetëm çmimet ndërkombëtare kushtojnë rreth 200 mijë euro.

“Janë të ardhura të ligjshme. Kam qene në dije të këtij procesi, sepse vetë SPAK, ka dërguar njerëzit për të sekuestruar kartelat e nevojshme për hetimin e tyre. Cdo gjë që kam në jetën time e kam konsideruar të ligjshme, me nder dhe me punën që kamë bërë.

Prej 12 vitesh kam punuar jashtë vendit, vetëm çmimet ndërkombëtare që kam marrë arrijnë në vlerën 200 mijë euro, dhe prej 15 vitesh kam kontribuar në Shqipëri.

Kjo sasi, është ë konsiderueshme, vjen nga një akt-shitblerje i bashkëshortes time. Në harkun kohor të 48 orëve nuk e kam konsideruar se do më hapte ndonjë problem.

Po shkoj drejt arrestit tim. Deklaratat e Ramës duhet ti komentoni ju gazetarët në radhë të parë, dhe i gjithë publiku.

Besoj tek institucionet e vendin tim. Besoj se ka qenë lapsus, mund të jetë dhe një urdhër i tij. S’di ta them nëse është lapsus, apo nuk e di. E vërteta është se jam Edvin Prifti, jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm. Në 2006 kishte xhartera me shqiptarë që shkonin në stamboll, por prej atherë janë operuar këtu në vendin e tyre, në publik.

Kam mbajtur qendrimet e mia, denoncova Covid-19 në vend. Të gjithë thonin një grip i zakonshëm.”-përfundoi mjeku Edvin Prifti.

LEXO EDHE: 

Prifti: S’kam fshehur para, punoj në privat. Rama e komenton në takim elektoral

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas