Politika

“Deklarata e Ramës për bashkimin me Kosovën, alarmante”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 27/11/18 |
mapo.al

Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka kritikuar Kryeministrin Rama për deklaratat e tij për një bashkim me Kosovën.





“Deklaratat e Kryeministrit për bashkimin me Kosovën janë një alarm i madh për dy shtete të pavarura, për të cilat perspektiva e vetme në të ardhmen është ajo europiane.


Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që me meritë duhet të ecin përkrah njëra tjetrës drejt BE, duke bashkëpunuar mbi të gjitha ekonomikisht që t’i bëjmë ballë sfidës së një konkurrence të madhe tregu.




Janë deklarata të tilla nacionaliste dhe të papërgjegjshme që trazojnë gjithmonë marrëdhëniet e brishta të rajonit tonë. Janë pikërisht këto deklarata që nuk ndihmojnë vazhdimësinë e një dialogu konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të vështirë me fqinjët, ku politika ‘Zero Probleme me Fqinjët’ e ka humbur tashmë kuptimin!


Lexo edhe :  Skandali me të dhënat - Meta: Europa do tronditet kur ta marrë vesh

Këto qëndrime nuk mund të pranohen si shfajësim për braktisjen e qeverisjes së vendit, as për mos përmbushjen e kushteve që Shqipëria të celë negociatat. Këto janë qëndrime të një shtetari të frikësuar që përdor kërcënimin ndaj BE-së në vend të rezultateve konkrete”, tha Gjosha.


1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas