Kryesore

Deklaratat e Metës, reagon Rama: Nuk ndryshon sistemi, as koalicionet s’do ndalohen – hapim listat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:03 - 16/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas deklarateve të presidentit Ilir Meta i cili kërkoi referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave të kandidatëve.


Kreu i qeverisë shkruan se ndryshimi i sistemit nuk do të ndryshojë, as koalicionet s’do ndalohen, ndërsa shton se listat e kandidatëve do të hapen.


Kryeministri Rama ne Twitter:


IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!  


Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!

LEXO EDHE: 

Meta: Nuk do njoh ndryshimet Kushtetuese, ky Kuvend s’ka legjitimitet


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas