Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dolën në komunikimin e parë për mediat, ku deklaruan se do ta bëjnë vetë qeverine dhe se nuk do të kenë nevojë për humbësit, për të cilët votuesit vendosën ti kalojnë në opozitë dhe të reformohen.
Kurti u shpreh se do të fillojë menjëherë punën dhe se prioritet është drejtësia dhe punësimi, e jo bisedimet me Serbinë.
Ai tha se pakti me Vjosa Osmanin qendron dhe ju drejtua disa herë me titullin, Presidente.
Deri në mesnatë janë numëruar 655 mijë vota ku Vetëvendosja kryeson me 48 përqind.