NATO reagoi pas komenteve të Donald Trumpit dhe hijeve të dyshimit që ngriti ai mbi nevojën e mbrojtjes së Malit të Zi, qytetarët e të cilit shefi i Shtëpisë së Bardhë i përshkroi si “shumë agresivë”, raporton TCH.
Traktati që ne kemi firmosur, tha një zyrtar i lartë i aleancës për agjencinë e lajmeve DPA, është i pakushtëzuar dhe nuk e luan as topi, duke rikonfirmuar kështu moton “sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”.
Në një intervistë televizive, Presidenti amerikan ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e shtetit të vogël ballkanik në rast mësymjeje. Moderatori i “Fox News”, Tucker Carlson e pyeti Trumpin: “Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet” dhe Presidenti iu përgjigj: “Të njëjtën pyetje kam shtruar dhe unë vetë”.
Gazetari më pas i thotë: “Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi..apo Shqipërisë…”
Trump ia kthen: “Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë. Dhe mund të bëhen akoma më shumë dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë”.
Mali i Zi është anëtari i 29 dhe më i ri i aleancës ushtarake, së cilës iu bashkua qershorin e vitit 2017. Sipas të dhënave zyrtare, ai paguan për mbrojtjen rreth 1,66% të GDP-së dhe me një popullsi prej vetëm 620 000 banorësh, kontribuon në luftën e Afganistanit me më shumë trupa për frymë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trump nuk ka folur per popujt ballkanas por per politikanet e tyre qe kane fuqine te fusin nje vend ne lufte! Dhe ketu ka te drejte sepse politikanet tane jane ne lufte me njeri-tjetrin e jo me me shtetet e tjera. Bie fjala, per nje konukrrence trafiku armesh u vra nje deputet i njohur ne Shqiperi. Po sikur ky trafik armesh te ishte me nje vend jo mik tonin?! Pse duhet Amerika te dergoje femijet e saj ne lufte per te mbrojtur nderin e kontrabandisteve shqiptere. Ndaj, ketu Trump ka te drejte. Ndaj edhe SHBA eshte fuqimisht e interesuar qe politika shqiptare te pastrohet nga krimi, e gjygjsori shqiptare te jete i afte te gjykoje krimin. Sepse, SHBA na futi ne NATO e tani nuk duan qe Shqiperia t’i fuse ata ne lufte por nje kontrabande te shkuar keq!
Le ta shajne te gjithe, I Marin te keqen eshte presidenti me konkret dhe mbrojtes I vendit te vet, ate qe thote e Ben merit on respekt,shikoji keto servilat e BE.dhe Ben krahasimin.