Aktualitet

Deklaratat e Vuçiç – Tedi Blushi: Dihet se kukull e kujt është Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:28 - 18/04/21 |
mapo.al

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me fushatën elektorale në Shqipëri, duke thënë se dihet se kukull e kujt është Rama





Blushi shprehet se më 25 prill ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Ilir Meta.


Më tej, Blushi thotë se më 25 prill, Rama do të marrë gjykimin e popullit. Sa i përket deklaratave të Vuçiç, Tedi Blushi thotë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.





Më herët, Vuçiç, duke u bërë presidenti i parë serb që flet për zgjedhjet në vendin tonë, ka thënë se po i ndjek sondazhet e dhëna, ku sipas tij kundërshtarët politikë janë me nga dy për qind larg. Ndërsa më tej, Vuçiç tha se pas kryedemokratit Lulzim Basha, qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Lexo edhe :  Vuçiç: Mos ëndërroni që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës


Reagimi i Tedi Blushit:


Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi.

LEXO EDHE: 

Vuçiç ndjek zgjedhjet në Shqipëri dhe sulmon Bashën: Pas tij qendron Berisha

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas