Sport

Deklaratat raciste, Formula 1 ‘shkarkon’ Eccleston





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:15 - 28/06/20 |
mapo.al

Deklaratat kontroverse për personat me ngjyrë kanë ngritur polemika dhe distancimin total të njërit prej personazheve që ka karakterizuar botën e Formula 1, Bernie Ecclestone.


Menaxheri që ndër dekadave ka shndërruar sportin e Formula 1 në një industri globale u braktis sot nga ”krijesa“ e tij, pas deklaratave ku, ndër të tjerat,  ai shprehte bindjen se njerëzit me ngjyrë janë më racist se të bardhët, duke hyrë në polemikë me kampionin e botës Lewis Hamilton.


Pikërisht piloti britanik shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij për këto deklarata të 90-vjeçarit, të cilësuara si injorante dhe paedukatë”.


Akoma më i rëndë gjykimi i vetë organizmit tëFormula 1, i cili me një komunikatë deklaroi se “në një moment ku të gjithë kemi nevojë për unitet për të luftuar kundër racizmit dhe pabarazisë, jemi totalisht kundër deklaratave të Bernie Ecclestone, që nuk mund të gjejnë vend as tek Formula1 dhe as në shoqërinë moderne”. Organizmi i këtij sporti shtoi se Ecclestone nuk ka më titullin honorifik të CEO-s nga janari i këtij viti.



Etiketa: , ,

Pas