Aktualitet

Deklaratat televizive, Komisioni Hetimor paraqet provat për shkarkimin e Metës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 17/05/21 |
mapo.al

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sërish këtë të hënë






Pas publikimit të pamjeve filmike të siguruara nga AMA, anëtarja e komisionit, Klotilda Bushka, renditi fjalët denigruese e fyese sipas saj, që Meta ka përdorur para dhe gjatë fushatës elektorale.


“Në argumentet që japim, nëse e keni kërkesën përpara është lidhja një, ku citohen materialet që bazohen argumentet e kolegëve. Një pjesë e materialeve kanë të bëjnë me emisione televizive, një pjesë tjetër janë poste në Facebook.







Pjesën e materialeve audio-vizive, të gjithë kolegët mund t’i kenë në celularët e tyre dhe mund t’i shohim vetë. Për efekt të procedurës ne i shfaqim, por është mirë që edhe anëtarët e komisionit t’i kenë këto pamje. Teksti i parë në 21 mars, në FrontLine.



‘Ndëshkoni pamëshirë, këdo që ju blen votën, një votë po u prek do i pritet dora, nëse Rama fiton 71 mandate në mënyrë të ndershme, jap dorëheqjen dhe dal në opozitë. Tani Live më shkruajti Yuri Kim për të mos përmendur sfurqet, unë i them ambasadores që mos mbështet Edi Ramën. Patronazhistët janë duke u fshehur sepse kanë frikë se i kapin qytetarët dhe i kërkojnë llogari për publikimin e të dhënave.



1.04.2021, ABC News, Ilir Meta nuk pyet për gangsterët, kam një paralajmërim për mafien. Intervistë për një televizion në Vlorë, Meta: Qeveria po tenton marifetet por do e ketë të pamundur”, u shpreh Bushka.

Këto prova, janë edhe arsyet që pretendon Komisioni Hetimor, për shkarkimin e Ilir Metës. Ato e kanë cilësuar këtë të fundit, si një president që është bërë palë dhe nuk qëndron mbi palët.

1


Etiketa: ,

Pas