Artistja Ornela Vorpsi e cila gjendet në Tiranë për ekspozitën e saj “Providence” ka reaguar sot në mbrëmje pas një artikulli të gazetares Rudina Xhunga, e cila shkruante se kthimi i Vorpsit në vendlindje sfidoi banalitetin e një tufe burrash të pakënaqur, duke ironizuar se mediat dhe opinioni u mor më shumë me lajmin se Ornela ka qenë e dashuruar me kryeministrin Edi Rama dhe jo me artin e saj.
“E dashur Rudina Xhunga. Artikulli juaj më preku dhe më jep shpresën se në atdheun tonë ka ende njerëz që dinë të kuptojnë drejt fjalën e vërtetë të dikujt. Të dish të kuptosh me inteligjencë dhe mirësi është një faktor shumë i rëndësishëm, jo vetëm për edukimin e vetvetes por dhe përparimin e një shoqërie të tërë -sidomos për një shoqëri ku ndodhet sot popull ynë – shoqëri e humbur mbas Mercedes benz- ave dhe getove të pasanikeve që ruhen me policë.
Ju falënderoj nga zemra jo vetëm për veten time, por për të gjithë bashkatdhetarët lexues të këtij artikulli kaq inteligjent dhe me vlerë, artikull që i hap porta të tjera horizontesh mbi artin dhe letërsinë.