Aktualitet

Përplasja për Kushtetuesen, Meta deklaratë të fortë: Skenar mafioz





               Publikuar në : 20:31 - 13/11/19 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi mbrëmjen e sotme për çështjen e dekreteve të Gjykatës Kushtetutës dhe përplasjen me Qeverinë. Kreu i shtetit ka folur për dekretin e firmosur në mesditë në vijim të plotësimit të vakancës në Kushtetuese, atë të Marsida Xhaferllarit, por edhe për atë që është bërë molla e sherrit Qeveri-Presidencë, Arta Vorpsi.


Meta është pyetur nga gazetarët sa i takon hezitimit të tij për të dekretuar emrin e Vorpsit, renditur e para nga KED, e cila më pas u zgjodh automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas mazhorancës presidenti tejkaloi afatin 30 ditor. Meta thotë se për Presidentin Kushtetuta nuk parashikon afat siç pretendon shumica parlamentare.



“Nuk ka asnjë afat të përcaktuar në kushtetutë për Presidentin lidhur me dekretet. Ka për Parlamentin. Kushtetuta është mbi çdo gjë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e Gjykatës Kushtetutës. Kemi dy vite që jemi pa Kushtetutë sa kohë jemi pa Gjykatë Kushtetuese. Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese aktualisht është historik, sepse krijohet sipas reformës në drejtësi dhe është tepër e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta për këtë çështje. Kërkova respektimin e radhës, që të mos kishte përplasje institucionale”, tha Meta.


Kreu i shtetit foli me tone të ashpra kur tha se kemi të bëjmë me skenar mafioz ndaj Gjykatës Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ndërsa sqaroi në detaje procedurën e plotësimit të vakancës nga tre institucionet që propozojnë anëtarët Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë. Meta tha se ka kërkuar respektimin e radhës për të ruajtur balancën se si formohet Gjykata Kushtetuese. Kreu i shtetit tha se Presidenti nuk mund të bëjë dy emërime të njëpasnjëshme, pasi kjo është shkelje e Kushtetutës.

“Kushtetuta tregon qartë se si krijohet kjo gjykatë dhe thotë qartë se Presidenti ka të drejtën e parë për të plotësuar vakancën e parë, pastaj është Parlamenti, dhe në këtë mënyrë përsëritet e njëjta renditje. Është detyra e KED të rregullojë listat e vakancave të kandidatëve, të kritereve dhe të afateve, që të respektohet Kushtetuta, të respektohet ligji, dhe të mos kemi përplasje mes institucioneve. Nuk është e kundërta, që KED, që është institucion kolegjial, apo akoma më keq, kryetari i KED, të bëjë lojëra të karakterit administrativ, duke vendosur vetë kohën se si i dërgon listat, në mënyrë të tillë tepër të dyshimtë, madje mafioze, që të vendosë Presidentin në këtë pozitë, që o të shkelë detyrimisht Kushtetutën, që thotë qartë se presidenti plotëson vakancën e parë dhe parlamenti të dytën, ose me interpretime qesharake dhe absurde thotë se i ka mbaruar afati presidentit, kjo është absurde, e turpshme, mafioze”, deklaroi Meta.

“Për çdo vakancë kemi nga tre kandidatë. Kemi edhe një situatë ku kandidatët janë të paracaktuar dhe mundësia e zgjedhjes është pranë zeros. Ka qenë një kërkesë e institucionit të Presidentit që të mos kemi këtë situatë ku dërgohen dy vakanca të ndryshme në kohë që i kërkohen Presidentit. Sepse nëse presidenti do kishte vepruar në atë mënyrë që iu imponua kryetari i KED, pra të plotësonte edhe vakancën e parë dhe të dytën, para se të shprehej Kuvendi, do ishte shkelje e Kushtetutës”, shtoi Meta.

LEXO EDHE:

Meta s’do e pranojë Arta Vorpsin në Presidencë: Është “kontrabandë”

Meta: Mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese

PS e sulmoi për Xhaferllarin, Meta: Politikanë pa dinjitet familjar


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas