Aktualitet

Dekreti i Metës për Gjykatën Kushtetuese, tërhiqet mazhoranca





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:49 - 06/03/20 |
mapo.al

Mazhoranca nuk do ta shqyrtojë dekretin e Presidentit Meta, për emërimet në Gjyaktën Kushtetuese. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, u shpreh sot se nuk do shqyrtohet dekreti deri në marrjen e opiononit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.


Presidenti Meta e ktheu mbrapsht ligjin e miratuar nga mazhoranca në Kuvend.


Postimi i Taulant Ballës: 


Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.


Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.

Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin komentet sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas