Kryesore

Dekretimi i ministrave, Meta thërret Ramën në takim






               Publikuar në : 19:39 - 09/01/19 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur mbrëmjen e kësaj të mërkure në një takim Kryeministrin Edi Rama, raporton Vizion Plus.


Informacionet paraprake bëjnë me dije se në këtë takim do të diskutohet në lidhje me emrat e ministrave që kreu i shtetit nuk ka dekretuar.



Më herët, duke iu përgjigjur interesit të medies nga Kavaja, kreu i Shtetit komentoi vendimin për të mos dekretuar shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe zëvendësimin e tij me Genti Cakajn.

Kreu i Shtetit sqaroi se, për të gjithë ministrat e rinj, të cilët nuk janë prurje politike nga Kuvendi, ka nisur një proces verifikimi për integritetin e tyre.

“Për të gjithë emrat e rinj, apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë, po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre, në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues”, theksoi Meta.

I pyetur për integritetin e pasuesit të Bushatit, presidenti Meta u tregua i rezervuar, duke thënë se do të respektojë afatet kushtetuese, duke shtuar se përgjigjja e tij “do të varet nga përgjigjja e institucioneve që iu është drejtuar Presidenca”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas