Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dekriminalizimi/ Bardhi: Ne verifikojmë çdo informacion

by ro ot
14/09/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot nga Shkodra gjatë një takimi me strukturat atje, se çdo denoncim, çdo gjë vërtetohet dhe verifikohet me imtësi, duke u siguruar i gjithë informacioni i saktë.

Numri II i PD tha se në betejën për dekriminalizimin, deri tani janë larguar mbi 300 funksionarë publikë. Ai iu përgjigj edhe pyetjes së medias, nëse denoncimi për kreun e bashkisë së Vaut të Dejës se ka qenë i dënuar ishte një bllof nga ana e PD, pasi Mark Babani ka mohuar akuzat.



Bardhi tha se PD po pret që Prokuroria e Përgjithshme të kryejë një proces ligjor por se kjo pritje nuk do të zgjasë pafundësisht.

“Ne nuk e kemi nisur nga Shkodra betejën tonë për largimin e personave me rekorde kriminale nga funksionet publike. Është një betejë e gjatë e Partisë Demokratike e kurorëzuar me miratimin, me kërkesën tonë, të ligjit për Dekriminalizimin në vitin 2015. Janë larguar deri më sot mbi 300 funksionarë publik të emëruar çuditërisht nga një krah, që është qeveria.

Shkodra, Vora dhe Vau i Dejës janë vetëm tre rastet e fundit të zbuluara. Më lejoni tu kujtoj që i pyetur po nga ju, nëse unë nuk gaboj, edhe Valdrin Pjetri e mohoi fillimisht dënimin e tij për trafik droge në Itali, por më pas u detyrua ta pranojë.

Ajo që unë garantoj opinionin publik është që Partia Demokratike në momentin që bën një denoncim publik ka arritur të verifikojë dhe të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm që vërteton akuzën apo denoncimin që bën.

Sigurisht nuk është detyrë e PD të provojë të kaluarën kriminale të funksionarit publik, kjo është detyrë e prokurorisë. Prandaj ne i jemi drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer një proces ligjor. Ne jemi duke pritur që ata ta bëjnë, por ne nuk do të presim pafundësisht”, deklaroi Bardhi.

Tags: denoncimeGazment BardhiprokuroriareagimeShkodërverifikime

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
VAR tremb Realin, madrilenët shënojnë golin e tretë

VAR tremb Realin, madrilenët shënojnë golin e tretë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In