Aktualitet

Dekriminalizimi/ Prokuroria nis hetimin për kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:01 - 02/02/20 |
mapo.al

Prokuroria e Përgjithshme po kryen një verifikim të thelluar për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra nëse preket ose jo nga ligji i Dekriminalizimit. Sektori i Dekriminalizimit i ka kërkuar të premten KQZ-së formularin e kryebashkiakut të Librazhdit, formular të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ja ka dërguar Prokurorisë po brenda ditës së premte.


Formulari i dorëzuar nga Kastriot Gurra nuk ka asnjë dënim, ndalim apo hetim të deklaruar, si dhe asnjë ndryshim në gjeneralitete.


Ende nuk dihen dyshimet apo indiciet që ka nxitur prokurorinë të hetojë kryebashkiakun e Librazhdit, Gurra i cili po ushtron mandatin e dytë në krye të bashkisë.


Më herët prokuoria ka hetuar vetëm rastet e denoncuara publikisht nga PD, siç janë Valdrin Pjetri (i larguar), Agim Kajmaku (i shkarkuar), Qerim Ismailaj, Mark Babani, Agron Malaj. /abcnews.al


LEXO EDHE: 

Denoncimi/ Prokuroria kërkon shkarkimin e kryebashkiakut, Kastriot Gurra

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas