Aktualitet

Dekriminalizimi/ Prokuroria: Po verifikojmë Agim Kajmakun






               Publikuar në : 15:00 - 23/08/19 |
mapo.al

Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur sot se ka nisur verifikimi i figurës së Agim Kajmakut një ditë pas kërkesës së bërë publike nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.


Në letrën dërguar prokurorisë, Bardhi shkruante se “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”.

Zëdhënësja e prokurorisë tha se letra ka mbërritur sot zyrtarisht dhe po sot ka nisur verifikimi për kryebashkiakun e Vorës, në bazë të ligjit të Dekriminalizimit.

Ky është rasti i dytë që denoncon PD-ja brenda një harku të shkurtër kohor, për kryebashkiakët me të shkuar kriminale. I zgjedhuri i PS në Shkodër, Valdrin Pjetri u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi PD publikoi dokumentet se ai ka qenë i dënuar në Itali për drogë.

Tjetër kryebashkiak në rrjetë/ PD: Agim Kajmaku i dënuar në Greqi


Etiketa: , ,

Pas