Aktualitet

Dekriminalizimi/ Rama: Nuk i verifikojmë dot, ndryshime në ligj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:18 - 27/08/19 |
ro ot

Kryeministri Edi Rama mësohet se e ka nisur sezonin politik në një takim në Lezhë me drejtuesit e PS-së, për zonën e veriut, ku tema kryesore mendohet se ka qenë çështja e dekriminalizimit dhe problemet e fundit që kanë dalë me kandidatët e tij, si ai me Valdrin Pjetrin, apo aktuali me Agim Kajmakun.





Top-Channel, raporton se Rama ka kërkuar ndryshime ligjore, pasi sipas tij, është e pamundur të kontrollohet e shkuara e dikujt, në më shumë se 10 vite.


“Do t’i propozoj parlamentit që kandidatët e partive për deputetë apo kryebashkiakë, të depozitohen më herët se sa afati i regjistrimit, në mënyrë që të ketë kohë për verifikim nga organet ligjzbatuese. Kush individ merr përsipër të gënjejë një parti e një shoqëri të tërë, të mbajë mbi kurriz të gjitha pasojat. Nuk është përgjegjësi e partisë politike kur del një mollë e kalbur. Por ama është përgjegjësi e partisë të reagojë duke e flakur mollën e kalbur. Por me këto dy ndryshime ligjore, jo vetëm gënjeshtari apo shkelësi, do flaket nga partia, po s’do lëre asnjë boshllëk nga pas”, ka thënë Rama, sipas T.Ch.

Lexo edhe :  Rama në Gjirokastër: Më 25 prill, breshër votash për PS-në



1




Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas