Kryesore

Del data e raportit të KE, Berlini: Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:46 - 21/02/19 |
mapo.al

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandatevetë deputetëve të opozitës. Në një prononcim për Deutsche Welle-n të enjten (21.02.) në mbrëmje në Berlin Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti”.






“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.


Ndërkohë mediat e huaja vazhdojnë të theksojnë se Franca dhe Holanda mbeten dy vendet më skeptike sa i përket mundësisë së hapjes së negociatave.

Lexo edhe :  Basha në Kuvend: Qeveria ndali dhunshëm ndryshimin, e thotë OSBE/ODIHR






Nga ana tjetër, sot është mësuar edhe data kur pritet të dalë raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë. Mësohet se progres-raporti do publikohet më 29 maj, vetëm tre ditë pas zgjedhjeve europiane që shumëkush i pret me ankth pasi mund të sjellin ndryshime të forta të ekuilibrave politikë.



1




Etiketa: , , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas