Aktualitet

Del ekspertiza/ Tre anëtarët e familjes nga Gjilani u helmuan nga kërpudhat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:55 - 10/05/21 |
mapo.al

Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që ishin zhvendosur për të jetuar në Gjirin e Lalëzit, ku kishin marrë edhe një shtëpi.






Mësohet se nga këqyrja e trupit të tre viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore në Tiranë bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.


Burime nga policia e Durrësit pohojnë se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundimin se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.





Këto burime pohuan se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi.



Kujtojmë se Elfete, 78 vjeçe, Afrimi Afrimi, 56 vjeç, dhe Ferzinaze Haliti, 57 vjeçe, shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Lexo edhe :  Tragjedia e tre qytetarëve nga Gjilani, prek vajza e viktimës: Jeni në Xhenet

Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin.

E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.

126


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas