Kjo foto është imazhi i fundit nga jeta e “trurit” të grabitjeve spektakolare të blindave me para në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, Admir Murataj. Siç duket edhe këtë foto, Murataj shihet brenda oborrit të vilës së tij luksoze në Pezë.
Murataj shihet i veshur me një palë tuta të zeza, atlete sportive, kapuç gri dhe xhup të zi. Murataj është me qenin e tij, ndërkohë që i parkuar në oborr qëndron edhe një makinë tip “Benz”. Edhe pse ishte personi më i kërkuar në Shqipëri, pas disa grabitjeve spektakolare ndaj bankave përfshirë atë te Stacioni i Trenit, kthesat e Rinasit dhe në pistën e aeroportit, Murataj duket se jetonte i qetë dhe i pashqetësuar në vilën e tij në periferi të Tiranës.
Admir Murataj, ngeli i vrarë në grabitjen spektakolare të 9 prillit 2019, ku u morën mbi 6.7 milionë euro. Raportimi për vrasjen e tij, është se ai ngeli i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Murataj, bashkë me një grup të tjerë, 6 prej të cilëve janë arrestuar, kishin organizuar një sërë grabitjesh.