Është publikuar foto e viktimës Emiljano Ramazani, i cili u ekzekutua sot pasdite në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se 39-vjeçari u ekzekutua me 5 plumba brenda automjetit të tij, nga persona ende të paidentifikuar në një automjet në lëvizje.
Policia ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët.
Këta të fundit, menjëherë pas ngjarjes, kanë djegur edhe automjetin tip ‘Volkswagen’ në një zonë me ullishte në Bradashesh.
Mësohet se targat e automjetit të përdorur nga autorët, janë vjedhur rreth 10 ditë më parë në Tiranë.
LEXO EDHE:
I dënuar për trafik kokaine dhe heroine, zbulohet e shkuara problematike e Emiljano Ramazanit
Vrasja e Ramazanit/ Pamjet e automjetit të djegur nga autorët, targat të vjedhura në Tiranë