Aktualitet

Del fotoja- Kush është Ilir Kuçi, i ekzekutuari në Durrës me disa identitete














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:37 - 25/01/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo, ka siguruar foton e 38-vjeçarit Edmir Begu i cili u ekzekutua mbëmjen e djeshme në Durrës.





Begu, i cili kishte dhe një identitet të dytë (Ilir Kuçi), u vra me dy plumba sapo zbriti nga makina e tij.


38-vjeçari, ishte një person me precedentë penal. Të dhënat e para janë se e shkuara e tij kriminale lidhet me probleme jashtë vendit.




Mësohet se ndaj tij u zbras një karikator kallashnikovi, ndërsa një plumb në gjoks dhe një në kokë rezultuan fatal për të.


Si ndodhi atentati?


Ishte ora 17:20 kur i Begu zbriti nga makina e tij tip “Benz”, ndërkohë nga një tjetër makinë u zbraz ndaj tij një breshëri kallashnikovi. Mendohet se në makinën nga ku u qëllua ishin dy persona.

Pasi u siguruan se plumbat e kapën objektivin në kokë dhe gjoks, makina me autorët brenda u zhduk në errësirë në mes të rrebeshit të shiut duke humbur gjurmët. Objektivi, 38-vjeçari Edmir Begu , u nis me shpejtësi për në spital, por ndërroi jetë në duart e mjekëve.

Lexo edhe :  Karantinë dy javore për personat që kthehen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Hetimet
Aktualisht po hetohet në 3 pista

Krahas hetimit për prishjen e pazareve të drogës, autoritetet shqiptare po hetojnë dhe dy pista të tjera, atë të konflikteve jashtë shtetit, kjo e përforcuar edhe nga fakti viktima kishte ndryshuar edhe emrin.

Pista tjetër është ndonjë sherr i ditëve të fundit që ka agravuar deri në ekzekutimin e të riut.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se viktima ka qenë administrator i një faqeje në rrjete sociale, ku mes të tjerave kishte postuar një foto të gruas së një prej autorëve të dyshuar për atentatin.

Dëshmitarët okularë

Shpresa për të zbardhur krimin është te kamerat dhe dëshmitarët që ndodheshin në lokalin, pranë se cilit ndodhi ekzekutimi. Në momentin që dëgjuan breshërinë e kallashnikovit, qytetarët që ndodheshin në lokal dolën me shpejtësi jashtë.

Gjashtë prej qytetarëve janë shoqëruar për t’u pyetur nëse i kanë parë autorët e vrasjes dhe detaje të tjera që mund të jenë të vlefshme për hetimin.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas