Bota

Del në ankand Porsche më i vjetër në botë, ja çmimi marramendës






               Publikuar në : 13:10 - 14/05/19 |
mapo.al

Ekspertët e vlerësimit të automjeteve besojnë se mund të paguhet një shumë mbi 20 milionë dollarë për makinën antike e njohur si Type 64 #3.

Porsche do dalë në ankand në RM Sotheby në gusht, gjatë Javës së Automjeteve Monterey 2019 në Monterey të Kalifornisë.

Makina sportive Type 64 është projektuar për gara. Ferry Porsche doli me idenë për krijimin e makinës në vitin 1939, por dizenjimi i saj nuk përfundoi deri në 1940.


Aktualisht Type 64 është në pronësi të shkrimtarit Thomas Gruber nga Vjena.

Makina u krijua për një garë në 1939 midis Berlinit dhe Romës, por që nuk ndodhi kurrë sepse Gjermania naziste pushtoi Poloninë atë vit.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas