Nëse jeni një prej adhuruesve të markës së famshme “Louis Vuitton”, atëherë kemi disa lajme të mira për ju. Kompania e madhe e prodhimit të çantave dhe jo vetëm, ka stampuar në një prej produkteve të saj të reja, flamurin shqiptar. Fotot e çantës nga kjo firmë e njohur janë publikuar nga një dyqan veshjesh online me emrin “FarFetch” dhe ajo kushton plot 7264 mijë euro. Çanta unike është prodhuar në Francë, është material lëkure dhe ka të dizenjuar logon e shqiponjës dykrenare në qendër të saj.