Në rrugën kryesore të aksit rrugor Kardhuq-Delvinë, rreth orës 08:05, një mjet tip “Hynday” ka dalë nga rruga, në vendin e quajtur “Qafa e Skërficës”, me drejtues shtetasin A.A., 60 vjeç banues në Berat.
Njoftohet se është është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjeret, shtetaset M. A., 50 vjeçe dhe Xh. A., 21 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.