Sport

Del Piero përfundon në spital, nuk është me Covid-19








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 19/05/20 |
mapo.al

Ish-ylli i Juventusit dhe i kombëtares italiane Alessandro Del Piero ka përfunduar në spital, duke ngjallur frikë te fansat e tij, duke qenë se ndodhemi në një situatë pandemie.


Për fat të mirë, Del Piero nuk është prekur nga Covid-19, por ka rezultuar me gur në veshka. Ai është shtruar në një spital në Los Anxhelos, atje ku kalon pjesën më të madhe të kohës.


Ish-sulmuesi i Italisë ka postuar një foto në Instagram nga spitali, ndërsa bashkëngjitur shkruan: “Ende nuk besoj se si një gjë e vogël prej 3 mm mund të të bëjë kaq keq”.





Etiketa:

Pas