Kryesore

Del progres-raporti: Ja çfarë thuhet për situatën politike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:33 - 29/05/19 |
mapo.al

Komisioni Europian rekomandon sërish hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo u bë e ditur sot nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit europian, të mërkkurën paradite.






“Shqipëria ka çuar përpara reformat, veçanërisht një transformim të madh të sistemit të srejtësisë, përfshirë një proces të paprecedentë rivlerësimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Hahn.


“Të dyja vendet kanë bërë përpara me reformat, vecanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në Qershor 2018. Për këtë arsye Komisioni europian i rekomandon Këshillit hapjen e bisedimeve tani, si me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Që të mbetet i besueshëm, Bashkimi europian duhet t’i përmbahet angazhimeve të veta dhe t’u përgjigjet qartë dhe pozitivisht, kur vendet i përmbushin detyrimet e tyre”, deklaroi Hahn.







Raporti i publikuar zyrtarirsht nis pikërisht me vlerësimin e kriterit politik.



“Sa i përket kritereve politike, Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në axhendën e saj të reformave të BE gjatë gjithë periudhës raportuese. Polarizimi i fortë vazhdoi në sferën politike. Veprimtaritë parlamentare u prekën nga një bojkot i zgjatur i partive të opozitës, të cilat pastaj hoqën dorë në bllok edhe nga mandatet e tyre parlamentare në shkurt të vitit 2019. Më shumë se gjysma e mandateve të dorëzuara janë plotësuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe kuorumi për funksionimin e plotë të parlamentit është ruajtur”.



“Partitë kryesore të opozitës vendosën të mos regjistrohen në zgjedhjet lokale, të planifikuara për t’u mbajtur më 30 qershor 2019. Ky mosangazhim i partive kryesore të opozitës ka ndikuar negativisht në përpjekjet për një reformë bipartizane zgjedhore, pavarësisht përpjekjeve të shumicës për të ecur përpara. Partitë e opozitës duhet të ri-angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike,” thuhet në raport.

Lexo këtu: Raporti i plotë i KE

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas