Aktualitet

Del raporti si gripi spanjoll ndihmoi nazistët të marrin pushtetin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:59 - 06/05/20 |
mapo.al

Një dokument i prezantuar një ditë më parë nga Banka e Rezervës Federale në Nju Jork tregon se si pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 ndikoi në ngritjen e Partisë Naziste.


Sipas këtij dokumenti, ardhja e Partisë Naziste në pushtet ishte shkaktuar pjesërisht nga pandemia, e cila vrau më shumë se 50 milionë njerëz dhe infektoi një të tretën e popullsisë globale.


Hulumtimi i shkruar nga ekonomisti Kristian Blickle dhe botuar nga Banka e Rezervës së Nju Jorkut ngjall shqetësime për situatën që mund të krijohet pas pandeminë së koronavirusit.


Tensionet po rriten dukshëm mes ekstremit të djathtë dhe liberalëve dhe përçarje të thella shfaqen tashmë në Shtetet e Bashkuara. Në Kongres, administrata Trump është përballur ashpër me senatorët demokratë dhe drejtuesit e shteteve për mënyrën se si ajo ka reaguar nga pandemia.


Dokumenti hulumtuese jep të dhëna se partitë ekstremiste, veçanërisht Partia Naziste, fituan një rritje të votuesve pas pandemisë së 1918.

“Pas pandemisë së vitit 1918, vdekjet e gripit kishin një efekt të fortë në pjesën e votave të fituara nga ekstremistët, konkretisht Partia Ekstremiste Nacional-Socialiste në zgjedhjet e Gjermanisë në 1932 dhe 1933”, thuhet në dokument.

Rritja e votave për Partinë Naziste çoi që Adolf Hitleri të bëhej kancelar i Gjermanisë në 1933.


Etiketa: , ,

Pas