Zakonisht, kur del reklama e rrjetit John Lewis, cilësohet si një ngjarje më vete në pritje të Krishtlindjes.
Këtë herë, kompania ka zgjedhur që në qendër të reklamës së saj të jetë Sir Elton John. Reklama tregon hsitorinë prekëse të udhëtimit të John drejt famës.
Pesë aktorë janë përdorur për të luajtur rolin e Sir Elton në faza të ndryshme të jetës.
Gjithçka nis me 71-vjeçarin që bëhet nostalgjik, duke kujtuar jetën e tij dhe përfundon duke treguar se si ai merr një dhuratë në moshën 4-vjeçare. Bëhet fjalë për një piano.
“Disa dhurata janë më shumë se dhuratë,” thuhet në reklamë.
Reklama ka kushtuar 7 milionë sterlina.