fbpx

Aktualitet

Del video e aksidentit të fortë në Tepelenë ku u përplasën 3 makina





               Publikuar në : 21:46 - 25/08/19 |
mapo.al

Një tjetër aksident ndodhi mesditën e sotme në fshatin Kras të Tepelenës, ku janë përplasur 3 makina. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar rëndë, por vetëm tronditje.


Ndërkohë dëmet materiale janë të mëdha si pasojë e përplasjes së fortë. Në aksident u përfshinë një automjet tip ‘Benz’ një ‘Volkswagen’ si dhe një furgon malli.



Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i automjeteve.


Ndërkohë Mapo ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.


Etiketa: , ,

Pas