Aktualitet

Del VIDEO/ Momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë të arratisen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:54 - 03/09/21 |
mapo.al

Kanë dalë pamjet e para nga tentativa për arratisje nga bugu “313” e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.






Në video shihet momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë arritur të zbresin nga kati i tretë i burgut përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri.


I pari që zbret nga litari është Pjetri, ndërsa pas tij edhe Çekaj. Gjithçka ndodh në vetëm pak sekonda, ndërsa në momentin që kalojnë rrethimin, ata përballen me një polic, të cilin e godasin me çengel hekuri, por më pas kapen nga policët e tjerë.







 




Më 8 gusht të këtij viti dy të burgosurit tentuan që të arratiseshin nga qelia. Çekaj dhe Pjetri kishin planifikuar gjithçka, ndërsa Lulzim Çepele i ndihmoi duke tentuar vetëvrasjen për të tërhequr vëmendjen e gardianëve.



Pas tentativës për të dalë nga qelia, Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Çekaj tregoi në Gjykatë tha se plani për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri, e më pas ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij.

Ndërkohë që nën hetim janë edhe disa gardianë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të burgosurit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas