Aktualitet

Del video/ Momenti kur qytetari spërkat me bojë Erion Veliajn







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 10/04/19 |
mapo.al

Bëri jo pak bujë lajmi i mesditës së 17 marsit se kryebashkiaku Erion Veliaj ishte spërkatur me bojë nga një person, por nuk kishte asnjë pamje nga ky moment. Bashkia e Tiranës kishte organizuar disa aktivitete festive me rastin e Ditës së Verës e cila u shty, vetëm në Tiranë, nga 14 mars në 17 mars dhe Veliaj iu bashkua disa prej tyre.


Kur kanë kaluar më shumë se tre javë nga kjo ngjarje, sot janë publikuar pamjet e para kur një person i hedh bojë kryebashkiakut në qendër të Tiranës. Siç duket edhe nga kjo video e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Veliaj ndodhet në mesin e një grupi fëmijësh, kur pranë tij afrohet një burrë me kapele dhe e spërkat me bojë përmes një lodre.


E menjëhershme është ndërhyrja e truprojave të tij, të cilët më pas ia dorëzojnë policisë qytetarin i cili shoqërohet në komisariat.






Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas