Aktualitet

Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:28 - 25/11/21 |
mapo.al

Janë publikuar sot pamjet e atentatit të 13 nëntorit në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armando Dumani, 26 vjeç.






Emisioni “Në shënjestër” ka nxjerrë pamjet ku duket automjeti tip “Audi” i bardhë me të cilin lëvizte Mihasi dhe Dumani, ndërsa nga pas afrohet makina e autorëve dhe nga sedilja e pasme qëllohet në një distancë të afërt në pjesën anësore të makinës së viktimave.


Nga ekspertiza, 13 plumba janë zbrazur vetëm mbi 32-vjeçarin Mihasi.







Ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit.




“Audi” i bardhë, ku udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si ‘Dy rrathët’, ndërsa ora shënonte 19:26 minuta.



Në këtë moment, siç vihet re, në krah të makinës së viktimave vjen makina e autorëve, një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të zezë nga ku autorët fillimisht e qëllojnë makinën e viktimave nga pas dhe më tej i dalin makinës së viktimave në krahun e pasagjerit, ku e qëllojnë sërish me breshëri kallashnikovi.

Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin.

353


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas