Dalin pamjet e arrestimit të personave të cilët u kapën në Turqi me 1.8 ton drogë e llojit kanabis, kokainë dhe heroinë, që po transportohej nga dy kamionë të cilët udhëtonin nga Shqipëria. Sikurse shihet edhe në videon e bashkëngjitur më poshtë, si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 14 persona.
Mësohet se sasia e drogës ndahej në 60 kilogramë heroinë, ndërsa pjesa tjetër e konsiderueshme përbëhej nga lëndët narkotike të llojit kanabis, në masë dërrmuese dhe kokainë.
Bëhet me dije se policia turke kishte pasur më parë informacione mbi ngarkesën në fjalë që do të kalonte përmes Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe me destinacion Turqinë.
Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vinin nga Shqipëria.
LEXO EDHE:
Kapen 1.8 ton drogë në Turqi, u gjet në kamionë nga Shqipëria